Dy trena u përplasën “kokë më kokë” në qytetin verior polak të Gdynia mëngjesin e së enjtes.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, janë lënduar pesë persona, thanë shërbimet e urgjencës.
Katër persona u dërguan në spital, ndërsa personi i pestë u trajtua në vendin e ngjarjes.
Brigada e zjarrfikësve të Gdynia tha që të pesë personat ishin punonjës të hekurudhës.
Përplasja ndodhi në orët e mëngjesit pranë stacionit kryesor në Gdynia. Shkaku i aksidentit nuk është bërë menjëherë i qartë.