Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Podgoricës, nga Izraeli, janë kthyer 101 qytetarë, të Malit të Zi dhe të tetë vende të tjera, në mesin e të cilëve edhe nga Kosova dhe Shqipëria, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.
“Pasagjerët kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në aeroportin e Podgoricës, rreth orës 05:45. Aeroplani i Air Montenegro nga Tel Avivi u ul në Podgoricë, me 101 pasagjerë, nga Mali i Zi dhe tetë vende të tjera", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, në rrjetin social "X".
Militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm më 7 tetor ndaj Izraelit.
Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Rripin e Gazës.