​BE paralajmëron Elon Musk për 'dezinformatat' që po përhapen në X pas sulmit të Hamasit

Evropë

​BE paralajmëron Elon Musk për 'dezinformatat' që po përhapen në X pas sulmit të Hamasit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:28
Elon Musk

BE-ja ka paralajmëruar Elon Musk se rrjeti social X po përdoret për të përhapur "dezinformata" pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Në një postim në platformën e njohur më parë si Twitter, shefi i industrisë së bllokut tha se "përmbajtja e dhunshme dhe terroriste" nuk ishte fshirë nga platforma, pavarësisht paralajmërimeve - siç kërkohet nga ligji i BE-së.

Musk tha se kompania e tij kishte ndërmarrë veprime, duke përfshirë heqjen e llogarive të sapokrijuara të lidhura me Hamasin. Ai i kërkoi BE-së të listojë shkeljet e supozuara.

Thierry Breton, komisionari për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, nuk dha detaje mbi dezinformimin që ai po i referohej në letrën e tij drejtuar zotit Musk. Megjithatë, ai tha se raste të "imazheve dhe fakteve të rreme dhe të manipuluara" u raportuan gjerësisht në platformën e mediave sociale.

Në përgjigjen e tij në X, Musk tha: "Politika jonë është që gjithçka të jetë e hapur dhe transparente, një qasje që unë e di që BE e mbështet. Ju lutemi renditni shkeljet për të cilat aludoni se janë bërë në X, në mënyrë që publiku t'i shohë ato.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat