Qindra pasagjerë që po prisnin në radhë, janë urdhëruar të fshihen në aeroportin e Atlantas në SHBA, pasi një grua e armatosur theri me thikë tre persona në terminalin e pjesës jugore të aeroportit.
Videoja e filmuar nga një pasagjer, shfaq policët dhe stafin e aeroportit që tentojnë të mbajnë nën kontroll gruan e cila iu vërsule me thikë.
Ajo tashmë kishte therur një burrë në aeroport pasi se të tentonte të kalonte zonën e kontrollit, kur u sfidua nga pjesëtarë tjerë të policisë.
Gjatë përleshjes verbale e dyshuara theri me thikë një vajzë të re, një kolonel policie që tentoi ta arrestojë, thuhet në kumtesën e policisë.
Disa prej pasagjerëve shikonin të habitur prapa xhamit të blinduar. E të tjerët po prisnin në radhë për të kaluar nëpër masat e rrepta të kontrollit.
E ndër të lënduari është 71-vjeçari i pensionuar që ishte rikthyer në shërbim në stacionin e policisë në Atlanta, ku si pasojë thika ia preku arteriet, por që i shpëtoi më të keqes.
Megjithatë pasi u rrethua nga shumë policë, e dyshuara u prangosë, ndërsa turma brohoriste derisa ajo po kalonte e prangosur para tyre.