Presidenti francez, Emanuel Macron, ka reaguar pas sulmit në Bruksel ku sipas mediave ndërkombëtare mbetën të vrarë dy persona.
“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frengjishtes, barbaria goditi përsëri duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej shekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu.
Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist, që i mori jetën dy evropianëve.
Evropa jonë është e tronditur “, theksoi ai.