​Gjykata Kushtetuese bullgare do të mbajë takimin e parë të Forumit kushtetues ballkanik

Evropë

​Gjykata Kushtetuese bullgare do të mbajë takimin e parë të Forumit kushtetues ballkanik

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, në tetor do të ngrihet Forumi kushtetues ballkanik si vazhdim i bashkëpunimit të mirë me gjykatat kushtetuese të vendeve fqinje ballkanike.

Forumi do të jetë një mjet për shkëmbimin e ideve, praktikave të mira dhe përvojës në të drejtën kushtetuese, njoftoi Gjykata Kushtetuese bullgare të martën.

Takimi i parë vjetor do të zhvillohet në hotelin “Milenium” të Sofjes më 27 tetor me gjyqtarë kushtetues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Rumania, Maqedonia e Veriut, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Në forumin në Sofje do të marrin pjesë kryetari i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian Koen Lanaerts, Marko Bosnjak, nënkryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.

Zëvendëskryeministrja Mariya Gabirel dhe ministri i Drejtësisë Atanas Slavov do t'u drejtohen pjesëmarrësve në forum. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat