Kërcënimet me bombë në Francë, qeveria rrit masat e sigurisë në aeroporte dhe hekurudha

Evropë

Kërcënimet me bombë në Francë, qeveria rrit masat e sigurisë në aeroporte dhe hekurudha

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Franca, e cila tashmë është vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste, do të forcojë masat e sigurisë në aeroportet përreth Parisit, por edhe në hekurudhat, siç tha sot ministri i Transportit Clement Bonn.

Patrullat në aeroportet e Parisit do të rriten me 40%, ndërsa stafi në kompaninë kombëtare të hekurudhave (SNCF) do të forcohet me 20%.

Kujtojmë se dhjetëra aeroporte franceze kanë qenë në ditët e fundit “shënjestër” e kërcënimeve të rreme me bomba.

Ku ministri francez i transportit paralajmëroi se personat që janë përgjegjës do të “rrezikojnë dy deri në tre vjet burg dhe gjobë prej dhjetëra mijëra eurosh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat