Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës dominon në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, Duma ka votuar për rritjen e shpenzimeve ushtarake me 68 për qind.
Buxheti do të rritet në rreth 109 miliardë euro, duke përbërë 6 për qind të GDP-së. Moska ka shpenzuar vlerën e disa dhjetëra miliarda eurove për municione, raketa, tanke dhe dronë në luftën në Ukrainë, ku nuk po arrin suksesin e pritur.
Gjithashtu, Kremlini po lufton të rimbushë stoqet e armatimeve nga fabrikat e tij të municioneve.
Ekonomia ruse është dëmtuar nga sanksionet e Perëndimit, por sërish vazhdon të fitojë të ardhura të mëdha nga nafta dhe gazi.