Disa minuta më parë ka filluar një protestë para ndërtesës së Parlamentit të Malit të Zi.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar emërimin e Andrija Mandiq në postin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi.
Me sloganin “së bashku” ata u shfaqën para ndërtesës së Kuvendit, ku policia ka krijuar një kordon mbrojtës për të parandaluar eskalimin e situatës.
Të mbledhurit po brohorasin “tradhti” dhe po bartin flamujt e Bashkimit Evropian dhe atë të Malit të Zi.
E shumë prej tyre besojnë se zgjidhja e Mandiqit është një goditje tjetër për themelet e shtetit të Malit të Zi.