Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm të armatosur në Sarajevë të martën, raporton “Avaz”.
Sipas, informatave të “Avaz” dy persona të maskuar me çanta sportive kanë nxjerrë automatikët dhe kanë shtënë në drejtim të viktimave.
Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë predhë të armës, gjë që Policia dyshon se bëhet fjalë për profesionistë të paguar.
Raportohet se u vra një shtetas i huaj dhe u plagos një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.