Të rrahur, të zhveshur dhe të kthyer sërish në det. Është kjo mënyra se si azilkërkuesit trajtohen në Greqi, bazuar në dëshmitë e 54 pacientëve të mbledhur nga organizata joqeveritare Mjekët pa Kufij.
Refugjatë, emigrantë dhe azilkërkues të marrë në pyetje kanë folur për persona me uniformë që i kanë ndaluar dhe që kanë ushtruar ndaj tyre dhunë, pasi u kanë lidhur këmbë e duar me pranga plastike. Këtyre u shtohen fyerjet dhe burgosja për disa ditë.
Raporti është hartuar në bazë të informacioneve të mbledhura nga ekipet e organizatës Mjekët pa Kufij në ishujt Lesbos dhe Samos, nga gushti i vitit 2021 në korrik të 2023-shit.
Disa pacientë kanë raportuar gjithashtu konfiskimin e sendeve personale, përfshirë telefonat celularë, paratë dhe medikamentet, përpara se të hipeshin sërish në varka e gomone dhe të largoheshin përmes detit.