Partia që ka orientim pro-rus ka fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare në Sllovaki.
Partia fituese Smer ka marr për detyrë të udhëheq qeverinë dhe parlamentin sllovak.
Kryetari i ri i parlamentit sllovak, Lubos Blaha ka nisur punën duke bërë disa ndryshime në zyrën e tij të re.
Ai hoqi flamurin e Bashkimin Evropian dhe e zëvendësoi një portret të presidentes sllovake, Zuzana Çaputova me një të Che Guevara.
Ndryshe, Robert Fico është zgjedhur ditë më parë kryeministër i Sllovakisë gjersa gjatë fushatës zgjedhore është zotuar se do t’i jep fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Partia SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partinë nacionaliste SNS.