Tërmeti i fuqishëm në Greqi, sizmologu bën paralajmërimin e frikshëm

Evropë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi, sizmologu bën paralajmërimin e frikshëm

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Kostas Papazachos

Ishulli Evia në Greqi, mëngjesin e sotëm, u godit nga një tërmet 5.1 i shkallës rihter.

Nga tërmeti, që zhjati 40 sekonda dhe u shoqërua me pasgoditje, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Sipas sizmologëve, zona ku ishte epiqendra e tërmetit, është malore dhe nuk ngjall shqetësim, ndërsa kanë theksuar se mund të ketë të papriura, prandaj duhet monitorim dhe vlerësim.

“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos.

“Historia e rajonit nuk ka dimensione më të mëdha. Por mund të ketë të papritura sizmike, ndaj duhet monitorim dhe vlerësim”, theksoi Gerasimos Papadopoulos në Action24 .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat