Partia Socialiste e Serbisë, së bashku me partnerët e saj të koalicionit Serbia e Bashkuar dhe të Gjelbërit, kanë dorëzuar në Komisionin Republikan Zgjedhor listën e saj zgjedhore me nënshkrime të qytetarëve.
Lista zgjedhore do të quhet “Ivica Daçiq – kryeministër”, shkruajnë mediat serbe, transmeton KosovaPress.
Sipas mediave serbe, i pari në listë është kreu i SPS-së, Ivica Daçiq; i dyti, Dragan Markoviq Palma, dhe i treti Marko Millosheviq, të pasua nga Snezhana Paunoviq dhe Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
Kreu i SPS-së, Daçiq, pas dorëzimit të listës, tha se partia e tij do të vazhdojë të bashkëpunojë me Partinë Progresive Serbe dhe se ai dhe kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, para disa javësh ranë dakord që të shkojnë ndaras në zgjedhje dhe se pas zgjedhjeve ata do të jenë në koalicion.
E karshi kësaj ka reaguar drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu.
“Ish-ministrat e kriminelit të luftës Slobodan Milosheviç (Vuciq dhe Sheshel) dhe nipi i tij, Marko Millosheviq, anëtar i partisë së Daçiqit, do të fitojnë zgjedhjet kombëtare më 17 dhjetor në Serbi. Kjo është Serbia, të cilën Evropa po e sheh si një iluzion optik!”, ka shkruar ai në Twitter.