Trupi i një personi të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që përfshiu pjesë të mëdha të Toskanës mbrëmjen e së enjtes, u gjet të shtunën.
69-vjeçari u zhduk në Campi Bisenzio, një nga komunat në zonën metropolitane të Firences më të prekura nga moti ekstrem.
Gjetja e tij e çon në shtatë numrin e të vdekurve nga përmbytjet.
Një person ende mendohet të jetë i zhdukur.