Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza hoqi fokusin e luftimeve në Ukrainë

Evropë

Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza hoqi fokusin e luftimeve në Ukrainë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:20
Volodymyr Zelensky

Lufta Izrael-Gaza po “ia heq fokusin” konfliktit në Ukrainë, ka pranuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai tha se ky ishte “një nga qëllimet” e Rusisë, që nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Zelensky mohoi pretendimet se luftimet në Ukrainë kishin arritur në një ngërç, pavarësisht një vlerësimi të fundit për këtë nga gjenerali më i lartë ushtarak i vendit.

Kundërofensiva e Ukrainës në jug deri më tani ka bërë pak avancim.

Kjo ka nxitur frikën e lodhjes nga lufta në mesin e aleatëve perëndimorë të Kievit, me sugjerime për ngurrim në rritje në disa kryeqytete për të vazhduar furnizimin e Ukrainës me armë të avancuara dhe fonde.

Duke folur në konferencën e së shtunës në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Zelensky tha: “Është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme po ia heq fokusin” Ukrainës.

Ai tha se Rusia donte që ky fokus të “dobësohej”, por theksoi se “gjithçka është në fuqitë e tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat