Raketa e ushtrisë ukrainase ka shkatërruar anijen e re të marinës ruse në qytetin e Kerchit në gadishullin e Krimesë, kanë njoftuar sot forcat ajrore ukrainase.
Gjenerali Mikola Oleshchuk në kanalin e tij në Telegram, ka publikuar pamjet e sulmit në kantierin e ndërtimit të anijeve Zalii në Kerch në lindje të gadishullit.
Edhe mediat ruse kanë raportuar për sulmin, duke cituar burime brenda ministrisë ruse të Mbrojtjes në Moskë.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax shkruan se kantieri i ndërtimit të anijeve është sulmuar të shtunën mbrëma.
Nga 15 raketat e lansuara në këtë drejtim, 13 prej tyre janë shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore, duke konfirmuar nga ministria ruse se është dëmtuar një anije.
Kantieri i ndërtimit të anijeve Zalii është një prej më të mëdhenjve në lindje të Evropës. Është nën sanksionet e vendeve perëndimore.
Oleshchuk pretendon se anija është dashur të dërgohet në Detin e Zi, për të lansuar raketa drejt territorit të Ukrainës.