Pas 18 orëve, policia gjermane ka arritur të bindë rrëmbyesin 35-vjeçar të dorëzohet në aeroportin e Hamburgut.
Rrëmbyesi u arrestua, ndërsa vajza e rrëmbyer (4) u lirua dhe iu dorëzua një ekipi mjekësh, raporton gazeta “Bild”.
Dyshohet se burri ka hyrë dje rreth orës 19:20 në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe adresën e ka marrë me anë të një reklame që gruaja ka publikuar në internet.
Duke përdorur një email të rremë, ai organizoi një takim me ish-gruan e tij dhe rrëmbeu vajzën e tyre. Pas kësaj, ai e futi në makinën e tij në aeroportin e Hamburgut dhe qëlloi në ajër.