Një tërmet me magnitudë 3.4 u regjistrua dje në orën 19:48 me orën lokale në zonën e qytetit të Drobeta-Turnu Severin në Rumani.
Nga raportimet në rrjetet sociale, lëkundjet e tërmetit kanë lënë qytetarët jashtë shtëpive të tyre.
Ata janë strehuar në makina.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale e as lëndime në njerëz.