Inflacioni në Britani të Madhe ka rënë dukshëm gjatë muajit tetor.
Kjo përbën rënien më të ulët në dy vjetët e fundit dhe ka ndodhur për shkak të rënies së çmimit të energjisë.
Inflacioni që mat normën e rritjes së çmimeve të konsumit, ka rënë në 4.6 përqind gjatë tetorit, nga 6.7 sa ishte një muaj më parë, raporton BBC.
Të dhënat tregojnë se caku i qeverisë për ta përgjysmuar inflacionin deri në fund të vitit, është arritur më herët.