Aktivistja mjedisore suedeze Greta Thunberg u largua nga gjykata e Westminster Magistrates në Londër të mërkurën.
Ajo akuzohet ër një shkelje të rendit publik për një protestë mjedisore në qendër të Londrës muajin e kaluar.
Aktivistja 20-vjeçare u kap nga policia më 17 tetor kur ajo, së bashku me dhjetëra demonstrues bllokuan hyrjet e një hoteli ku organizohej një konferencë për naftë dhe gaz.
Protesta synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj shqetësimeve mjedisore dhe ndikimit të konferencave të tilla në ndryshimet klimatike. /AA