Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet me dekada të paqëndrueshmërisë vullkanike, paralajmëron Zyra e Meteorologjisë Islandeze.
Tërmetet dhe frika e një shpërthimi të afërt kanë çuar në evakuimin e qytetit të vogël të peshkimit të Grindavik, raporton BBC.
Pas një ndërprerjeje 800-vjeçare, shpërthimet në Gadishullin Reykjanes filluan përsëri në vitin 2021, gjë që mund të shënojë një "cikël të ri shpërthyes", thotë Matthew Roberts i IMO-së.
"Ne presim të shohim shpërthime vullkanike përgjatë gadishullit, jo vetëm në mënyrë të përsëritur në të njëjtin vend. Kjo paqëndrueshmëri, mund të zgjasë me dekada", shprehet ai.
Islanda është shumë e mësuar me aktivitetin vullkanik sepse ndodhet mbi kreshtën e Atlantikut të Mesëm. Pllakat euroaziatike dhe të Amerikës së Veriut po largohen nga njëra-tjetra, disa centimetra çdo vit.