Kremlini: Presidenti i ardhshëm i Rusisë duhet të jetë si Vladimir Putin

Evropë

Kremlini: Presidenti i ardhshëm i Rusisë duhet të jetë si Vladimir Putin

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 23:45
Vladimir Putin

Presidenti i ardhshëm i Rusisë duhet të jetë “ashtu si” Vladimir Putin. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Ashtu si ai, Putin,” tha Peskov kur u pyet se si duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë. Në përgjigje të një pyetjej nëse një gjë e tillë ishte e mundur, Peskov deklaroi:

“Një version tjetër, por gjithsesi njëlloj si ai”.

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë do të mbahen më 17 mars 2024. Këshilli i Federatës Ruse do të marrë një vendim zyrtar për datën e zgjedhjeve në dhjetor 2023, pas së cilës partitë politike duhet të mbajnë kongreset e tyre parazgjedhore dhe të emërojnë zyrtarisht kandidatët.

Putin ka të drejtë të kandidojë për një mandat tjetër, por ende nuk ka folur për vendimin e tij për këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat