Si u arrestua senatori francez, dyshohet se drogoi kolegen për ta përdhunuar

Evropë

Si u arrestua senatori francez, dyshohet se drogoi kolegen për ta përdhunuar

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:13
Joël Guerriau

Joël Guerriau, një senator francez, është arrestuar dhe është marrë në pyetje. Anëtari i partisë së Horizons dyshohet se ka droguar një deputete me qëllim “përdhunimin ose sulmin seksual” ndaj saj.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Prokuroria Publike. Deputetja është ndjerë i keq pasi ka pirë një gotë verë në shtëpinë e Guerriau dhe testet mjekësore kanë zbuluar substancën ektazi, e cila është gjetur edhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit. Gruaja, një deputete e Asamblesë Kombëtare, identiteti i së cilës nuk dihet, ka denoncuar në polici.

Për hetimin nuk ka nevojë të bëhet një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të senatorit 66-vjeçar.

Me profesion bankier, Joël Guerriau është zgjedhur anëtar i Senatit francez në vitin 2011 dhe është Sekretar i Senatit dhe Zëvendës Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat