Zgjidhja e dy shteteve është e vetmja rrugë e evitimit të konfliktit të Lindjes së Mesme, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni një samit virtual të G20 të mërkurën.
Burime në zyrën e saj në Palazzo Chigi thanë se ajo theksoi tri konceptet: dënimi i fortë i Hamasit për sulmin e përgjakshëm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor, e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, dhe shprehu bindjen se në të ardhmen zgjidhja e konfliktit mund të vijë vetëm përmes krijimit të dy shteteve.
Ajo mori pjesë në samitin online nëpërmjet një lidhjeje nga Berlini, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.