Vrasja e studentes 22-vjeçare Giulia Cecchettin në Itali, dhe episode të tjera të fundit të dhunës me bazë gjinore tregojnë se sa urgjente është edukimi i burrave në marrëdhënie të shëndetshme, tha Papa Françesku të enjten, shkruan Ansa
"Ne mund të shohim nga lajmet shumë të trishtueshme të këtyre ditëve, nga raportet e tmerrshme të dhunës ndaj grave, sa urgjente është të edukosh me respekt dhe kujdes: të formosh burra që janë të aftë për marrëdhënie të shëndetshme," tha Papa në audiencën e tij me gazetarë katolikë.
“Të komunikosh është të formosh njerëz. Të komunikosh është të formosh shoqëri," vazhdoi ai.
"Mos e braktisni rrugën e formimit: ajo do t'ju çojë larg!"