Një burrë që kreu një sërë vjedhjesh motoçikletash përpara se të tallte policinë me mesazhin "më kapni nëse mundeni", është dënua me dy vjet e gjysmë burgim.
Mark Fay u dënua të martën pasi kreu vjedhjet në Mançesterin e Madh dhe zonat përreth.
Policia e Mançesterit tha se 29-vjeçari u kap në shtator të këtij viti pas një "hetimi të gjatë" ku ai kontaktoi oficerët dhe u tha atyre "më kapni nëse mundeni".
Fjalët tallëse u pasqyruan në titujt e videove që ai postoi në mediat sociale, të cilat u gjetën nga oficerët e Ekipit të Krimit.
Fay nga Longsight, u akuzua për tetë akuza për vjedhje të automjeteve motorike dhe tri akuza për trajtimin e mallrave të vjedhura.
Ai u mbajt në paraburgim pas dënimit të tij dhe tani do të qëndrojë atje ndërsa vuan dënimin me burg. /Sky News