Zgjedhjet, Vuçiq: Nëse fitojmë, Serbia nuk do të ndalet!

Evropë

Zgjedhjet, Vuçiq: Nëse fitojmë, Serbia nuk do të ndalet!

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është shprehur se Serbia në asnjë moment nuk do të ndalet në rrugën e saj për të ecur përpara.

Gjithashtu Vuçiq theksoi se zgjedhjet duhet të merren me seriozitet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin.

“Në zgjedhje ju duhet të zgjidhni një rrugë. E di që nuk është e lehtë, por duhet të tregoheni seriozë për veten dhe për vendin tuaj. E keni parë që nuk ka qenë e lehtë për ne që të kishim bisedim me Kosovës, dhe e di që nuk do të jetë as në vazhdim. Kam 11 vjet që dëgjoj se si e kemi humbur Kosovën.

Ju them sërish zgjedhjet janë çështje serioze. Ju jeni pronarët e së ardhmes tuaj. Secila nga votat tuaja vendos se si do të jetoni, ndaj ju lutemi të luftojmë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat