Ministri spanjoll: Do t’i përgjigjemi akuzave të rreme nga Izraeli

Evropë

Ministri spanjoll: Do t’i përgjigjemi akuzave të rreme nga Izraeli

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:54
Foto nga takimi

Qeveria spanjolle i është përgjigjur pretendimeve izraelite se deklaratat e fundit të kryeministrit, Pedro Sanchez për konfliktin “i japin mbështetje terrorizmit”.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares i quajti komentet e qeverisë izraelite “plotësisht të rreme dhe të papranueshme”, raportojnë mediat e huaja.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke analizuar përgjigjen e duhur që do të japim – dhe do të ketë përgjigje për këto akuza të rreme, të pavend dhe të papranueshme”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.

Ndryshe, Spanja pritet që ta njoh pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk e përkrah aktualisht Bashkimi Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat