Një grindje diplomatike ka shpërthyer mes qeverisë britanike dhe asaj greke për Skulpturat e Partenonit, të njohura edhe si Skulpturat Elgin.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohej me Rishi Sunak në Londër, por ky i fundit e anuloi takimin në minutën e fundit.
Zëdhënësi i kryeministrit grek tha se ishte “i zhgënjyer” që takimi ishte anuluar “. Mitsotakis refuzoi një takim alternativ me zëvendëskryeministrin.
Anulimi erdhi një ditë pasi Mitsotakis tha për BBC se mermerët duhet të kthehen, pasi të kesh disa nga artefaktet në Londër dhe pjesën tjetër në Athinë ishte si të presësh përgjysmë Mona Lizën.
Skulpturat janë thesare të lashta greke në Muzeun Britanik të dërguara në Britani të Madhe nga diplomati britanik Lord Elgin në fillim të shekullit të 19-të, shkruan BBC.