Ministri i Jashtëm ukrainas ka hedhur poshtë sugjerimin e një gazetari se lufta është në ngërç.
Duke marrë pyetje në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel, Dmytro Kuleba i tha gazetarit se "nuk ka ngërç" përpara se të kalonte në një pyetje tjetër, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Tensionet u ngritën më parë midis udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ukrainës pasi komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit sugjeroi se lufta kishte arritur në një ngërç.
Gjenerali Valery Zaluzhny tha: "Ashtu si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç... me shumë mundësi nuk do të ketë përparim të thellë dhe të bukur".
Volodymyr Zelenskyy më vonë e kundërshtoi me forcë këtë dhe e akuzoi gjeneralin se ia bënte "punën agresorit më të lehtë".