Një zjarr i madh ka shpërthyer në një treg popullor Krishtlindjesh në Berlin ndërsa turistët u larguan nga zona dhe dy persona u dërguan me urgjencë në spital.
Sipas mediave të huaja, imazhet dramatike tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi tregun përballë Rotes Rathaus (bashkia e kuqe e qytetit) në kryeqytetin gjerman të martën në mbrëmje.
Dy persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime pas zjarrit, i cili tani është shuar, thanë shërbimet e urgjencës.
Two injured after fire breaks out at Berlin #Christmas market
— Viory (@Vioryvideo) December 6, 2023
According to #Berlin police, two wooden stalls caught fire. One person suffered injuries due to smoke inhalation, while another person was hurt helping extinguish the fire#Weihnachtsmarkt #alexanderplatz #feuer pic.twitter.com/ZyRyigE6G7
Zjarri përfshiu dy tezga të cilat shisnin mallra festive.
Mediat më tej kanë raportuar se ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin me zjarrin, dy bombola të vogla gazi shpërthyen.
Lajmi vjen vetëm një javë pasi dy persona u arrestuan në North Rhine-Westphalia dhe Brandenburg pasi dyshohet se kishin komplotuar sulme në tregjet e Krishtlindjeve.