Pema tradicionale e Krishtlindjes e Vatikanit ndezi dritat mbrëmjen e së shtunës në sheshin e Shën Pjetrit.
Pema e dhuruar, nga komuniteti Macra, rajoni i Piemontes, ishte planifikuar të pritej nga zjarrfikësit pasi rrezikohej nga shembja. Në ceremoninë në Vatikan ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve të ndryshme.
Duke qenë se pema e Krishtlindjes besohet të jetë simboli i paqes, paqja në botë ishte ajo për të cilën njerëzit folën.
“Ëndrra ime është t’u jepja gjysmën e pemës palestinezëve dhe gjysmën tjetër izraelitëve. Një pjesë për ukrainasit, një tjetër për rusët. Dhe nëse duan të vijnë tek ne për të gjetur një zgjidhje, ne do t’i presim në komunën tonë të vogël”, tha Valerio Carsetti, kryebashkiaku i Macra, nga erdhi pema.