Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një hotel në qarkun irlandez Galway, i cili do të priste 70 azilkërkues këtë javë, me policinë lokale që konfirmoi se policia kishte nisur një hetim për zjarrvënie.
Zjarri shpërtheu rreth orës 23:35 në hotelin e shekullit të 19-të, i cili ka qenë jashtë funksionit gjatë viteve të fundit.
Disa orë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë hotelit Ross Lake House, duke bllokuar hyrjen e tij, për të mos zbatuar planin e qeverisë për strehimin e azilkërkuesve në ambientet e tij.
Siç thekson gazeta britanike, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë askush brenda ndërtesës, i cili u vu shpejt nën kontroll. Sot ambientet e hotelit do të kontrollohen nga një ekip ekspertësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë shpërthyen trazira të shumta në Dublin, pas një sulmi me thikë që mbeti të plagosur tre fëmijë dhe një grua.