Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik tha sot se vetëm me organizimin dhe punën e duhur mund të jetë në pushtet në Serbi për kaq shumë vite.
Ai ka uruar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe njerëzit me të cilët po punon për fitoren zgjedhore.
– E përgëzoj Vuçiqin dhe ekipin e tij për fitoren. Këtë e bëra drejtpërdrejt, sepse kam qenë me Vuçiqin deri në mesnatë – u tha Dodik gazetarëve.
Duke folur për situatën në Banjallukë dhe ribalancimin e buxhetit të qytetit, Dodik theksoi se shumica parlamentare ka të drejtë të vendosë, si dhe kryetari i komunës Drashko Stanivukoviq.
– Unë bëj thirrje për një marrëveshje dhe që të gjitha palët të jenë të kënaqura, e jo disa të ndihen të poshtëruar dhe të tjerët të ndihen fitimtarë – tha Dodik.
Në bazë të votave të numëruara në 7725 nga gjithsej 8273 vendvotime, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi 47,04 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa lista e dytë “Serbia kundër dhunës” 22.14 për qind të votave është bërë e ditur mëngjesin e sotëm në faqen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.
Lista “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” ka fituar 6,63 për qind të votave, koalicioni “Nada” 4,92 për qind dhe lista “Branimir Nestoroviq “Ne – Zëri i Popullit” 4,66 për qind të votave.