Diskutim mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban është anëtarësimi i Suedisë në NATO, të cilin asnjë vend nuk e ka ratifikuar ende.
Erdogan mbërriti në Budapest të hënën dhe filloi vizitën e tij në Sheshin e Heronjve në zemër të kryeqytetit, ku u prit me nderime ushtarake nga presidentja hungareze, Katalin Novak, shkruan Euronews.
Vizita është e dyta e Erdoganit në disa muaj, një shenjë e afërsisë së dy liderëve dhe përkon me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve.
Në menynë e diskutimeve janë “thellimi i bashkëpunimit dypalësh” dhe çështjet e energjisë pasi Hungaria pritet të fillojë importimin e gazit përmes Turqisë në vitin 2024.