Nenad Çanak politikan serb në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje me zgjedhjet në Serbi.
Ai theksoi se ideja e Kremlinit për të organizuar trazira në Ballkan pas tentativës për sulm në Banjskë, do të varet nga Bosnja-Hercegovina se pikërisht atje mund të organizohen tensione mes Milorad Dodik dhe pjesës tjetër të politikës.
Mes tjerash ai tha se sado të përpiqet opozita në këtë moment ajo nuk ka fuqinë të arrijë një rezultat më të mirë nga ajo se sa arriti.
“Gjatë viteve 1999, ideja e Kremlinit për të organizuar trazira në Ballkan pas tentativës për sulm në Banjskë, do të varet nga Bosnja-Hercegovina se pikërisht atje mund të organizohen tensione mes Milorad Dodik dhe pjesës tjetër të politikës. Nga ana tjetër mendoj se NATO është e vetëdijshme për këtë dhe duhet të veprojë. Mendoj se kjo është një çështje e mbyllur.
Ndoshta mund të ketë disa shanse të vogla, por janë shumë të vogla për të përsëritur zgjedhjet për Beogradin. Sa i takon zgjedhjeve të Beogradit, mendoj se sado të përpiqet opozita në këtë moment ajo nuk ka fuqinë të arrijë një rezultat më të mirë nga ajo se sa arriti. Shanset reale për Serbinë janë mbajtja e zgjedhjeve të reja në të ardhmen që mund të mos mbahen pas 4 vitesh por mund të mbahen në 2025″-tha ai.