Moska është zotuar të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse Bashkimi Evropian përdor asetet e ngrira ruse për të paguar për rindërtimin e Ukrainës.
BE-ja ka propozuar përdorimin e të ardhurave të krijuara nga afërsisht 300 miliardë dollarë të fondeve rezervë të bankës qendrore ruse të ngrira pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ministri rus i financave Anton Siluanov tha për kanalin "Russia 24" se vendi i ka ngrirë asetet e veta përmes kundërmasave.
“Shifrat nuk janë të vogla, të ardhurat nga përdorimi i këtyre fondeve janë të konsiderueshme dhe sigurisht që mund të përdoren edhe nëse merret një vendim nga partnerët tanë jomiqësorë”, tha ai.
Më herët, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti udhëheqësit gjermanë një "hajdutë" pasi prokurorët në vend njoftuan planet për të konfiskuar më shumë se 720 milion euro të fondeve të ngrira ruse.