Ministria e Brendshme çeke tha se një nga të vrarët në sulmin e së enjtes në Universitetin Charles të Pragës ishte Lenka Hlavkova – drejtuese e Institutit të Muzikologjisë në Fakultetin e Arteve të universitetit.
Qeveria çeke thotë gjithashtu se tre nga të plagosurit janë shtetas të huaj – një nga Holanda dhe dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Policia në Republikën Çeke po mban një konferencë shtypi, pasi një person i armatosur vrau 13 persona dje në një universitet në Pragë.
25 persona të tjerë u plagosën në sulmin kur një student hapi zjarr në kryeqytet. Sulmuesi, i cili po ashtu u vra, u identifikua si 24-vjeçari David Kozak.