Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se inteligjenca ukrainase po tregon një ngadalësim të dukshëm në kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, pothuajse 22 muaj pas pushtimit në shkallë të plotë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Duke folur në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas citoi një raport nga HUR, agjencia e inteligjencës ushtarake të vendit. “Sot ka pasur një raport të veçantë nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës.
Planet e armikut, puna e industrisë ruse të mbrojtjes – ka sinjale se ato po ngadalësohen. Ne do t’i ndihmojmë ata të ngadalësohen edhe më shumë”, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme mbi një shkak të mundshëm të ngadalësimit, qoftë taktik apo rezultat i presionit të vazhdueshëm pas një periudhe veçanërisht intensive luftimesh në fushën e betejës.