Babë e bir, 38 dhe 4-vjeç, ranë nga kati i gjashtë i një pallati në Via Ausonia, në Palermo, duke përfunduar në tendën e një restoranti.
Burri 38-vjeçar, një profesor në Fakultetin e Inxhinierisë, vdiq në spital.
Fëmija ndodhet i shtruar në spitalin e Pediatrisë në Vincenzo Cervello dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Katërvjeçari ishte mbështetur në mënyrë të rrezikshme në ballkon dhe babai, në përpjekje për ta kapur, ra bashkë me të.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë 118 punonjës shëndetësorë, zjarrfikësit dhe policia, raporton ANSA.