Ambulanca përplaset me një autobus fëmijësh në Itali, 4 të vdekur

Evropë

Ambulanca përplaset me një autobus fëmijësh në Itali, 4 të vdekur

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona që ndodheshin në një ambulancë kanë humbur jetën sot pasi mjeti goditi një autobus fëmijësh dhe mori flakë në një tunel pranë qytetit të Urbinos, në rajonin italian të Marche.

Tre ndihmës dhe pacienti që po transportonin në spital kanë humbur jetën, raporton Ansa.

Një helikopter u dërgua nga spitali në Ankona, kryeqendra e rajonit Marche, por mbërriti shumë vonë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.

Fëmijët në autobus nga pjesa jugore e atij rajoni nuk kanë pësuar lëndime në aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat