Ukrainasit njoftuan se kanë filluar të përdorin një anije të re sipërfaqësore pa pilot që ata pretendojnë se është “objekti më i shpejtë në Detin e Zi”. Anija quhet Kozak Mamaj – emri i një heroit – supozohet se do t’i ndihmojë ukrainasit që të dëmtojnë ose shkatërrojnë sa më shumë anije luftarake ruse.
Anija u shfaq publikisht nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës në televizionin ukrainas. Në raport thuhet se anija do të marrë pjesë aktive në operacionet kundër anijeve ruse në Detin e Zi.
Ai mund të arrijë një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, sipas United24, platformë e krijuar nga qeveria ukrainase për të lejuar njerëzit të dhurojnë para për ta ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.
United24 e përshkroi Kozak Mamaj si një armë të prodhimit ukrainas për “shkatërrimin e anijeve të armikut në Detin e Zi, siç askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë”. Ata shtojnë se shpejtësia e tij e bën atë “objektin më të shpejtë në Detin e Zi”. Anija gjashtë metra e gjatë ka gjithashtu një kamerë vëzhgimi dhe një platformë satelitore në krye dhe është antiplumb “duke e bërë të vështirë shkatërrimin”, shkruan businessinsider.
Nuk është e qartë se sa anije të tilla pa pilot ka Ukraina dhe nëse ato janë përdorur në sulme deri më tani. Ukrainasit shpesh synojnë anijet dhe pajisjet ruse në Detin e Zi si pjesë e luftës së tyre kundër pushtimit rus. Pas një sërë sulmesh, Rusia zhvendosi shumë nga anijet e saj nga porti kryesor i Detit të Zi në ujëra më të sigurta.
🇺🇦🛥️ SBU for the first time showed the naval drone "Kozak Mamay"
— MAKS 23 👀🇺🇦 (@Maks_NAFO_FELLA) December 24, 2023
🔥 This drone is now the fastest object in the Black Sea and can accelerate to 110 km/h. It was created for maneuvering under heavy enemy fire, touch the trigger mechanism and BOOM. pic.twitter.com/hK76YlY9vS
Pavarësisht kësaj, sulmet ukrainase ndaj anijeve ruse vazhduan. Dje, Grant Shapps, Ministri britanik i Mbrojtjes deklaroi se “në 4 muajt e fundit, 20 për qind e flotës ruse të Detit të Zi është shkatërruar”.
Rusia konfirmoi këtë javë se një sulm ukrainas kishte dëmtuar një nga anijet e saj në një port të Detit të Zi, duke thënë se anija e madhe sulmuese amfibe Novocherkassk ishte goditur nga raketat e drejtuara ukrainase.
Ndryshe, Kozak Mamaj është pjesë e një arsenali në rritje të armëve dhe pajisjeve që po prodhohen në Ukrainë, pasi vendi përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga armët e dhuruara nga vendet aleate. Kjo përpjekje përfshin rritjen e prodhimit të raketave, dronëve dhe municioneve.