Niveli i ujërave të Danubit, më i larti që prej 2013-s, ka përmbytur argjinaturat në Budapest.
Për shkak të intensifikimit të ujërave, zyra e bashkisë së kryeqytetit hungarez njoftoi se makinat e parkuara pranë tyre janë larguar. Nga të dhënat e fundit, niveli i ujit të Danubit rezulton 6.93 metra.
Barriera kundër përmbytjeve janë ngritur në lokalitete të shumta përgjatë lumit holandez Lisel, pas një periudhe shirash të dendura. Sipas autoriteteve lokale, niveli i ujit në lumin në fjalë po rritet me shpejtësi, me një centimetër në orë.
Niveli dhe intensiteti i ujërave është rritur edhe në Gjermaninë fqinje, me terrenin që është ngopur dhe ka vështirësuar thithjen e ujit nga toka.
Ndërkohë, në perëndim të Lituanisë priten reshje të dendura në ditët e ardhshme. Edhe pse në disa zona niveli i ujit po tkurret, parashikimet për 25 milimetra shi kanë ngritur shqetësime.