Sulmi ajror rus, Ukraina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Evropë

Sulmi ajror rus, Ukraina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:57
Dmytro Kuleba

Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmit më të madh ajror të Rusisë ndaj vendit që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në platformën X:

“Ukraina, së bashku me tre duzina shtete anëtare të OKB-së, kërkuan që Presidenca ekuadoriane të thërrasë një takim urgjent të KS të OKB-së për të adresuar sulmin me raketa dhe dron të Rusisë kundër Ukrainës, i cili rezultoi në viktima të shumta civile dhe shkatërrim të rëndë të infrastrukturës civile,” shkroi Kuleba.

Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendoset në baza mujore dhe Ekuadori mban përgjegjësinë për dhjetorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat