Udhëheqësit e opozitës italiane po kërkojnë “qartësi” nga kryeministrja, Giorgia Meloni, pasi një armë në pronësi të një deputeti të partisë së saj të ekstremit të djathtë “Brothers of Italy” u përdor gjatë festës së Vitit të Ri dhe e plagosi aksidentalisht një person.
Emanuele Pozzolo konfirmoi se pistoleta i përkiste atij, por mohoi që të kishte shkrepur plumbin, i cili i ka prekur këmbën një 31-vjeçari, i cili ishte mes shoqëruesve të sigurisë së nënsekretarit të ministrisë italiane të drejtësisë, Andrea Delmastro.
Sipas raportimeve të mediave italiane, arma u shkrep në një festë në Rosazza të organizuar nga motra e Delmastro, Francesca, kryebashkiaku i qytetit të Piemonte.
“Konfirmoj se arma, e cila është në pronësi të ligjshme nga unë dhe që plagosi një nga pjesëmarrësit në festë, u qëllua aksidentalisht, por jo nga unë”, tha Pozzolo për agjencinë e lajmeve Ansa.
I plagosuri, i cili është kunati i një prej truprojave të Delmastros, u dërgua në spital, megjithëse plaga nuk raportohet të jetë e rëndë. Ngjarja po hetohet.
Elly Schlein, liderja e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, i bëri thirrje Melonit të sqaronte menjëherë veprimin që synonte të ndërmerrte kundër Pozzolo-s, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express,
“Këta hajdutë janë një rrezik për sigurinë e atyre përreth tyre, e lëre më sigurinë kombëtare”, shtoi Schlein.
Matteo Renzi, ish-kryeministër dhe kreu i partisë centriste Viva Italia, shkroi në rrjetet sociale: “Pse të sillni një armë në një festë të Vitit të Ri, ku janë të pranishëm deputetë dhe anëtarë të qeverisë? Qeveria e Melonit nuk është një klasë sunduese – ata janë të papërshtatshme, të paaftë… dhe të rrezikshëm, para së gjithash për veten e tyre”.
Meloni nuk ka folur publikisht për incidentin, por një deklaratë nga Brothers of Italy pretendonte se ai nuk kishte “asnjë rëndësi politike”.
“Nëse ndonjë sjellje e paligjshme ose e papërshtatshme nga ana e Pozzolo-s del [nga hetimi], veprimet e duhura do të ndërmerren gjithashtu nga pala”, thuhet në deklaratë.
“Përpjekja për ta kthyer atë që ndodhi në një çështje politike për të sulmuar Brothers of Italy është absurde”.