Mungesa e transparencës financiare nëpër xhamitë e Norvegjisë!

Evropë

Mungesa e transparencës financiare nëpër xhamitë e Norvegjisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:28
Foto nga Xhamia Rabita

Rabita, e vendosur në qendër të Oslos, është ndoshta xhamia më e famshme në Norvegji.

Së fundmi, Nettavisen zbuloi se xhamia ka thyer ligjin e kontabilitetit. Rabita nuk kishte paraqitur llogari për shumë vite, në të njëjtën kohë që xhamia kishte pasuri aq të mëdha sa duhej të dorëzonte llogari në Regjistrin e Brønnøysund.

Nettavisen ka inspektuar gjithashtu Regjistrin e Valutave, i cili përmban informacion mbi transaksionet brenda dhe jashtë Norvegjisë. Inspektimi zbulon transferta nga vende të ndryshme në xhami me vlerë disa milionë krona në vitet 2018-2023. Sipas disa ekspertëve të taksave me të cilët ka folur Nettavisen, këto donacione(dhurata monetare) duhet të futeshin në llogari për tatim, thotë Eivind Furuseth në Departamentin e Ligjit dhe Qeverisjes në BI.

- Unë do të supozoja se këtu do të flasim për evazion fiskal bruto, thotë Furuseth, sepse kemi të bëjmë me një pasuri 60 milionë korona!

Rabita aktualisht zotëron prona me vlerë të paktën 60 milionë NOK, të shpërndara midis kompanive të ndryshme të lidhura me xhaminë. Nettavisen ka marrë informacionin nga Autoriteti i Hartave, ata kan pasuri(prona) nga veriu në jug, gjegjësisht nga Alta në Sandefjord!

Kompania e pronave System Invest AS, një filial i Rabita, zotëron katër prona.

Torggt 12 AS, një filial i System Invest, strehon një xhami në Horten.

Fondacioni Amana, të cilin Rabita e themeloi në vitin 2014, ka tetë prona.

Se si financohen pronat është e paqartë.

Siç tregon Regjistri i Monedhave, Rabita ka marrë shumë miliona korona nga donatorët në vende të tilla si Kuvajti dhe Suedia. Megjithatë, ata nuk bëjnë të ditur se cilët janë apo që përfaqësojnë këta donatorë (lexoni shpjegimin e Rabitës më poshtë në këtë rast).

Në të njëjtën kohë që xhamia ka fituar pronë, pa e raportuar këtë tek Administratori Shtetëror, por duke e  paraqitur llogarinë në regjistrat e Brønnøysund për të marrë mbështetje të konsiderueshme publike.

Xhamia ka marrë një total prej mbi 22 milionë NOK në mbështetje të ndryshme publike gjatë pesë viteve të fundit, nga Administratori Shtetëror, Drejtoria për Integrim dhe Diversitet, Komuna e Oslos dhe Ministria e Fëmijëve dhe Familjeve.

Milionat nga Kuvajti dhe Suedia!

Kopjimet, Nettavisen që ka marrë nga Regjistri i Valutave tregon disa milionë transferta ndërmjet Norvegjisë dhe vendeve të tjera.

Ka para për dhe nga, ndër të tjera, Kuvajti, Arabia Saudite, Belgjika dhe Suedia.

 Sipas përfaqësuesit të xhamisë, paratë që kanë shkuar mes Arabisë Saudite, Belgjikës në Norvegjisë vijnë edhe nga një AGJENCI UDHËTIMESH PELIGRENAZHI  QË RABITA DREJTON  NË  XHAMI!

Një lëvizje financiare drejtë Rabita nga Suedia  ishte veçanërisht i madh në vitin 2019 (6.2 milionë kr)!

Por kur Nettavisen kontakton me ta, nuk ishte e lehtë t'i detyrojsh ata të flasin për financat dhe blerjet e pronave. Duhen disa muaj nga momenti kur ne kontaktojmë derisa të marrim një përgjigje, thotë E.Furuseth.

Menaxheri i përgjithshëm i Rabita-s, Imen Hasnaoui, më në fund shkruan në një email se paratë që kanë ardhur nga Suedia kanë një burim të huaj, ndërsa të tjera vijnë nga koleksionet në xhamitë suedeze.

- Shuma e parë, 4.8 milionë euro, erdhi si mbështetje për blerjen e një prone në një qytet tjetër. Ata erdhën nga një donator jashtë vendit dhe u dorëzuan përmes një kanali zyrtar në Suedi, shkruan Hasnaoui në një email.

- Shumat e tjera erdhën nga një fushatë për mbledhjen e fondeve që Rabita kishte bërë në disa xhami në Suedi, shkruan ajo.

Por Hasnaoui nuk do të emërojë për cilat xhami apo donatorë bëhet fjalë. Në raportin që Rabita i ka dorëzuar Administratorit Shtetëror në lidhje me aplikimin për mbështetje fetare në vitin 2019, nën zërin "Dhurata dhe kontribute nga anëtarët" janë shënuar 614 328 NOK dhurata!!

“Çka bëhet në shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë, është mirë që gishti të drejtohen vetëm nga qielli, sepse askush nuk mirret me analiza dhe tranparencë financiare.

NB!  Ky shembull praktik është për qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat