Kreu i Këshillit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe anëtari i partisë social-demokrate “(SDP) Mihael Rot ka publikuar në rrjetin social X se nuk duhet vazhdojë banalizimi i ngjarjeve aktuale në Serbi dhe zgjedhjet duhet të përsëriten, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Pas kritikave nga e gjithë udhëheqja gjerman në llogari të zgjedhjeve në Serbi për shkak parregullsive dhe vjedhjes, Rot në rrjetin social kërkoi përsëritjen e tyre, duke potencuar se Vuçiç po rrezikon paqen në Ballkan.
Situata është komplikuar edhe nga shkrimi autorial përkatësisht fajësimi direkt i Gjilasit për Vuçiç në tekstin në “Politiko” ku ai pranon pavarësinë e Kosovës dhe kritikon qëndrimin e Vuçiç dhe procesin zgjedhor në Serbi.
“Është banale të vazhdohet situata në Serbi, zgjedhjet duhen hetuar dhe përsëritur. Regjimi në Serbi duhet të ndalet me politikën e balancimit mes perëndimit edhe Rusisë – Vuçiç po rrezikon paqen në Ballkan” tha Rot.
Por nuk është vetëm Rot ai që kritikon pasi kritika kohë më parë ka adresuar edhe ministria e jashtme e Gjermanisë dhe ministrja Berbok, që ka kërkuar “kujdes në situatën”
“Serbia ka votuar, por OSBE edhe ODIHIR kanë paraqitur një seri të shkeljeve, duke nis nga keqpërdorimi i resurseve shtetërore, frikësimi i votuesve dhe blerja e votave.
Kjo është e papranueshme për një vend kandidat për anëtarësim në BE” , thanë në ministrinë e jashtme gjermane.
Të ashpër ishin edhe social-demokratët e kancelarit Sholc, që kanë kërkuar hetime lidhur me vërejtjet e parashtruara.
“Vjedhja e votave, mito, korrupsioni nuk guxojnë të lejohen në botën demokratike, serbët meritojnë drejtësi e demokraci, jo zgjedhjet të rrejshme dhe dhunë e polarizim” thanë social-demokratët.
Për shkak dyshimeve edhe zërave për parregullsi foli edhe Tomas Hakre nga (FDP), që kërkoi edhe shqyrtimin e qëndrimit rreth bisedimeve të qasjes së Serbisë në BE.
“Nëse konfirmohen këto dyshime e vërejtje, BE duhet të këshillohet dhe të shqyrtojë raportin me Serbinë në qasjen e bisedimeve për qasje” ka thënë ai.