Një person vdiq ndërsa përmbytjet përfshinë pjesët veriore dhe lindore të Francës, raportuan mediat lokale.
Trupi i pajetë i një 73-vjeçari u gjet në një automjet të zhytur në lumë në rajonin Loire-Atlantique, sipas të përditshmes franceze Liberation.
Burri, i cili ishte raportuar i zhdukur, besohet se po ngiste makinën e tij në një rrugë që ishte e mbyllur për shkak të përmbytjeve.
Gjithsej 371 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në departamentin verior francez të Pas-de-Calais.
U raportua se gjithsej 1,299 shtëpi në 189 fshatra ishin prekur nga përmbytjet në departament.
Të enjten, agjencia franceze e motit lëshoi një alarm të kuq për Pas-de-Calais mes përmbytjeve.