Tërmet në Thesprotinë të Greqisë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Evropë

Tërmet në Thesprotinë të Greqisë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Më: 6 janar 2024 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje rreth orës 23:52, 5/1 me orën greke.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiat dhe Janinë, por edhe në Konispol në Shqipëri.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat